• e enjte, 26 dhjetor 2024

Probleme me Artetën, Arsenali e humbi edhe Odegardin

Probleme me Artetën, Arsenali e humbi edhe Odegardin

 Londër, 10 shtator 2024 (MIA) -  Arsenali është në panik pasi lëndimi i kapitenit Martin Odegard mbrëmë kundër Austrisë mund ta lë ekipin pa figurat kryesore të mesfushës për derbin e së dielës me Totenhemin.

Norvegjezi u largua me një problem në kyçin e këmbës dhe shenjat e para nuk janë të mira, ndaj ka shumë gjasa që të mos mund të rimbëkëmbet. 

 "Bëhet fjalë për ndrydhje. Do të shohim se si do të jetë gjendja e tij nesër dhe më pas do të vlerësojmë se si do të vazhdojmë", deklaroi mjeku Ola Sand.

Kundër  "Gjelave" nuk mund të luajë  përforcimi i ri Mikel Merino, i cili ka një lëndim në shpatull, si dhe i pezulluari Deklan Rajs.

 Në këtë situatë, në këtë fushë Arteta mund të vë bast te Leandro Trosari ose Oleksandr Zinçenko ose ta zhvendosë Havercin më tej, megjithëse gjermani luan mirë në sulm.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR