• e diel, 29 shtator 2024

Privohen nga liria dy persona, gjendet pistoeletë dhe mallra të kontrabanduara

Privohen nga liria dy persona, gjendet pistoeletë dhe mallra të kontrabanduara

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) -  Në një rrugë lokale në fshatin Pobozhje në drejtim të vendit të quajtur Ramno, mbrëmë rreth orës 22:20 janë privuar nga liria Lj.I. (38) nga fshati Tanushë, Shkup dhe R.I.(63) nga fshati Vizbeg, të dyshuar se kanë kryer vepër penale nga neni 278 dhe neni 396 të Kodit Penal dhe janë dërguar në NP Mirkovci për procedurë të mëtutjeshme.

 

Nga MPB sot bënë tëditur se nga e Njësisë Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion, është ndalur një automjet mallrash “Mercedes Sprinter” me targa të Shkupit.

 


"Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 110 pako, të cilat ka pasur 1320 kuti këpucë-atlete, të përmasave të ndryshme dhe mbishkrime të markave të ndryshme, për të cilat personat nuk dispononin dokumentacionin përkatës. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur edhe një armë", qëndron në kumtesë.

Foto: MPB

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR