• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pritje spektakolare e Kavanit në Boka Juniors

Pritje spektakolare e Kavanit në Boka Juniors

Buenos Aires, 1 gusht 2023 (MIA) - Disa mijëra tifozë të gjigantit argjentinas të futbollit Boka Juniors e pritën dhe e përshëndetën përforcimin e ri të klubit, sulmuesin 35-vjeçar nga Uruguai, Edison Kavani.

Në fanellën e re kaltër - verdhë me numrin 10, Kavani u përshëndet furishëm nga tifozët kur u paraqit në terenin e legjendares "La Bomboniera" në kthimin e tij në Amerikën Jugore pas plot 16 viteve. 

Kavani atëherë u largua nga klubi i Uruguait Danubio dhe në Evropë bëri karrierë duke luajtur për Palermon, Napolin, PSZH-në, Mançester junajtedin dhe Valencinë. 

Ish futbollisti nga Uruguai me Bokën nënshkroi kontratë deri në fund të vitit kalendarik 2024, ndërsa mund të debutojë tashmë nesër kur Boka e luan ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Kopa Libertadores kundër Nasionalit nga Montevideo. fc/
Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR