Prezantim i hulumtimit "Mbikëqyrja dhe kontrolli parlamentar në Maqedoninë e Veriut përmes prizmit të kapacitetit mbikëqyrës në Kuvend"
- Në Kuvend sot do të prezantohet hulumtimi "Mbikëqyrja dhe kontrolli parlamentar në Maqedoninë e Veriut përmes prizmit të kapacitetit mbikëqyrës në Kuvend".
- Post By Besnik Shuki
- 08:12, 20 janar, 2026
Shkup, 20 janar 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të prezantohet hulumtimi "Mbikëqyrja dhe kontrolli parlamentar në Maqedoninë e Veriut përmes prizmit të kapacitetit mbikëqyrës në Kuvend".
Hulumtimi do të prezantohet nga prof.dr. Denis Preshova, profesor inordinar në Fakultetin juridik "Justiniani i Parë" pranë UCM në Shkup. Pas prezantimit vijon diskutim dhe debat i hapur.
Fjalim hyrës do të ketë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Në ngjarjen do të prezantohen edhe hapat e ardhshme dhe mundësitë për avancimin e mbikëqyrjes parlamentare, përkrahje përmes programit PSP. bsh/
Foto: MIA arkiv