• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Malit të Zi, Zoran Miljaniq

Presidentja Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Malit të Zi, Zoran Miljaniq

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Malit të Zi, Zoran Miljaniq.

Siç kumtojnë nga Kabineti i Siljanovska-Davkova, presidentja shprehu kënaqësinë e saj për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimin e suksesshëm në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

"Sinqerisht shpresoj se me angazhimin e Juaj do të vazhdojmë bashkërisht dhe me vullnet dhe përkushtim të ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar të jashtëm, turizmin dhe promovimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta që janë në interes të të dy vendeve dhe rajonin tonë", tha presidentja Siljanovska-Davkova, duke shtuar se pret bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e nismave dhe projekteve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Në fjalën e tij në ceremoni, ambasadori Miljaniq shprehu dëshirë për të vazhduar zhvillimin dhe përforcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

"Presidentja Siljanovska-Davkova i uroi suksese ambasadorit Zoran Miljaniq në kryerjen e detyrës", thuhet në kumtesë. rq/bsh/

Foto: kabineti i presidentes së Maqdonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR