• e mërkurë, 21 janar 2026

Presidentja Osmani takoi përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë

Presidentja Osmani takoi përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë

Prishtinë, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me përfaqësuesen e Lartë, Kaja Kallas, njoftoi Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK).  

"Në Bruksel, e falënderova Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës. Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave", theksoi presidentja Osmani. rq/

Foto: ZPRK

QËNDRONI TË LIDHUR