• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Presidentja e Kosovës Osmani u takua me zëvendës sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Dejvid A. Beker

Presidentja e Kosovës Osmani u takua me zëvendës sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Dejvid A. Beker

Prishtinë, 2 gusht 2025 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Dejvid Beker, me të cilin diskutoi për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe industrisë së mbrojtjes.

Osmani, siç kumtoi Kabineti i saj, theksoi se Kosova po ndërton një forcë moderne të sigurisë sipas standardeve të NATO-s dhe se partneriteti me SHBA-në është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në këtë kuadër, presidentja e Kosovës nënvizoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është jo vetëm synim strategjik i shtetit, por një domosdoshmëri për arkitekturën e sigurisë në rajon. Ajo theksoi se Kosova është gati të kontribuojë si aleate e besueshme dhe ta përmbush objektivin për shpenzime në mbrojtje në kohë rekord, duke shtuar se mbështetja e SHBA-së, në këtë synim për anëtarësim është jetike.

Ajo potencoi se prania ushtarake amerikane në Kosovë u shërben drejtpërdrejt interesave strategjike të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes paraqet një mundësi të re për investime të përbashkëta, në dobi të të dyja vendeve.

Më tej, është diskutuar edhe bashkëpunimi në fushën e industrisë ushtarake. Osmani ka shtruar nevojën e thellimit të bashkëpunimit në këtë fushë, duke theksuar se Kosova ka potencial në fushën e prodhimit ushtarak me mbështetjen e SHBA-së dhe kompanive të ndryshme amerikane që mund të jenë të interesuara në këtë drejtim.

Presidentja e Kosovës, Osmani potencoi se partneriteti strategjik me SHBA-në është shtylla kryesore për të garantuar stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. bsh/

Foto: Kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani

QËNDRONI TË LIDHUR