ANEB: Sarkofagu mbrojtës në Çernobil është dëmtuar nga droni, nuk i plotëson funksionet e sigurisë
- Sarkofagu mbrojtës në centralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë, i ndërtuar për të mbajtur materiale radioaktive pas katastrofës së vitit 1986, nuk mund të kryejë më funksionin e tij kryesor të sigurisë për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një dron, kumtoi agjencia bërthamore e KB-së. Ukraina ka fajësuar Rusinë për sulmin.
- Post By Sara Ademi
- 10:29, 6 dhjetor, 2025
Vjenë, 6 dhjetor 2025 (MIA) - Sarkofagu mbrojtës në centralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë, i ndërtuar për të mbajtur materiale radioaktive pas katastrofës së vitit 1986, nuk mund të kryejë më funksionin e tij kryesor të sigurisë për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një dron, kumtoi agjencia bërthamore e KB-së. Ukraina ka fajësuar Rusinë për sulmin.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) kumtoi se inspektimi është kryer javën e kaluar në strukturën mbrojtëse të çelikut, të përfunduar në vitin 2019, konfirmoi se sulmet me dronë në shkurt, tre vjet pas fillimit të konfliktit rus në Ukrainë, e kanë dëmtuar sarkofagun.
Drejtori i Përgjithshëm i ANEB-it-së, Rafael Grosi, tha në një deklaratë se inspektimi "konfirmoi se (mbrojtësja) kishte humbur funksionet e saj thelbësore të sigurisë, duke përfshirë kapacitetin e përmbajtjes, por gjithashtu përcaktoi se nuk kishte dëmtime të përhershme në strukturat mbështetëse ose sistemet e monitorimit".
Grosi tha se riparimet ishin bërë tashmë, "por një rindërtim gjithëpërfshirës mbetet thelbësor për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm dhe për të garantuar sigurinë bërthamore afatgjatë".
Më 14 shkurt, KB-ja tha se autoritetet ukrainase thanë se një dron që mbante një kokë rakete me shpërthim të lartë kishte goditur centralin, duke shkaktuar zjarr dhe duke dëmtuar guaskën mbrojtëse rreth reaktorit nr. 4, i cili u shkatërrua në aksidentin bërthamor të vitit 1986.
Autoritetet ukrainase pretendojnë se droni është rus, ndërsa Moska mohon se ka sulmuar centralin.
Niveli i rrezatimit mbetet normal dhe i qëndrueshëm dhe nuk ka raportime për rrjedhje rrezatimi. sa/
arkivi