• e mërkurë, 04 shkurt 2026

Presidentja e Kosovës, Osmani për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidentja e Kosovës, Osmani për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

Prishtinë, 3 shkurt 2026 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes, për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të promovuar vizionin e Kosovës për zhvillim dhe inovacion.

Presidentja Osmani, siç njofton Kabineti i saj, në këtë Samit është ftuar nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe,  Lartmadhëria e Tij, Sheik Mohamed bin Zajed Al Nahjan. Në Samit do të marrin pjesë edhe shumë liderë nga mbarë bota, me të cilët presidentja do të ketë takime bilaterale për të diskutuar mundësi bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta strategjike.

Gjatë vizitës, presidentja e Kosovës do të marrë pjesë në sesione kyçe të Samitit, ku do të mbajë ndër fjalimet kryesore. Ajo gjithashtu do të marrë pjesë në sesione të ndryshme të forumit dhe tryeza tematike.

Samiti Botëror i Qeverisjes shërben si një platformë globale që bashkon liderë, organizata ndërkombëtare e kompani për të diskutuar të ardhmen e qeverisjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. bsh/

Foto: Kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani

QËNDRONI TË LIDHUR