• e mërkurë, 04 shkurt 2026

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 18 persona

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 18 persona

Gazë, 4 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën 18 persona janë vrarë në luftimet e sotme në Rripin e Gazës, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi.

Ushtria izraelite (IDF) kumtoi se kreu disa sulme në veri të Rripit të Gazës pasi palestinezët hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë.

IDF theksoi se një ushtar izraelit është i plagosur rëndë.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, katër nga 18 viktimat, kanë vdekur në pjesën jugore të enklavës.

Izraeli dhe Hamasi më 10 tetor të vitit të kaluar arritën armëpushim, por ai është shkelur disa herë. ls/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR