Presidenti iranian Raisi nga nesër për vizitë në Pakistan
- Presidenti iranian Ibrahim Raisi nga nesër deri më 24 prill do të jetë për vizitë zyrtare në Pakistan, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit.
- Post By Melahat Baftija
- 15:45, 21 prill, 2024
Islamabad, 21 prill 2024 (MIA) - Presidenti iranian Ibrahim Raisi nga nesër deri më 24 prill do të jetë për vizitë zyrtare në Pakistan, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit.
Qëllimi i vizitës, siç raportohet nga agjencitë, është forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Islamabadit dhe Teheranit.
Gjatë vizitës, Raisi do të takohet me zyrtarë të lartë pakistanezë, duke përfshirë Presidentin Asif Ali Zardari, kryeministrin Shehbaz Sharif, kryetarin e Senatit dhe kryetarin e Asamblesë kombëtare, thuhet në komunikatën e Ministrisë.
“Ata do të diskutojnë gjithashtu për zhvillimet rajonale dhe globale dhe bashkëpunimin dypalësh për të luftuar kërcënimin e përbashkët të terrorizmit”, shtoi ministria pakistaneze.
Pas përshkallëzimit të fundit të konfliktit midis Iranit dhe Izraelit, Islamabadi u bëri thirrje të gjitha palëve në Lindjen e Mesme që të "tregojnë përmbajtje dhe t'i kthehen de-përshkallëzimit". mb/
Foto: EPA