• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Premier Liga publikoi tetë kandidatë për "lojtar të vitit"

Premier Liga publikoi tetë kandidatë për

Londër, 9 maj 2024 (MIA) - Nga dy futbollistë nga Mançester Siti dhe Arsenali dhe nga një nga Liverpulli, Aston Villa, Njukasëll dhe Çellsi ishin në listën e të nominuarve për çmimin "lojtar i sezonit", të cilën sot e shpalli Premier Liga.

Ndër të nominuarit nga kampioni aktual Mançester Siti janë fituesi i çmimit të vitit të kaluar Erling Haland dhe bashkëlojtari i tij Fil Foden.

Arsenalin e përfaqësojnë kapiteni Martin Odegard, si dhe përforcimi i ri Deklan Rajs.

Për çmimin prestigjioz konkurojnë edhe mesfushori i Çellsit, Kol Palmer, si dhe Aleksander Isak nga Njukasëll dhe Oli Uotkins nga Aston Villa.

I fundit në listën e ngushtë për çmimin është qendërmbrojtësi i Liverpullit, Virxhil van Dajk, i cili u shpall lojtari më i mirë i sezonit 2018/19. ls/bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR