Pothuajse gjysmë milionë tifozë të Dortmundit kërkojnë biletë për finalen e madhe
- Drejtuesit e Borusia Dortmundit kanë marrë kërkesë prej rreth 400,000 tifozëve për ndeshjen e finales së Ligës së kampionëve në "Uembli".
- Post By Qefsere Abduli
- 20:16, 15 maj, 2024
Dortmund, 15 maj 2024 (MIA) - Drejtuesit e Borusia Dortmundit kanë marrë kërkesë prej rreth 400,000 tifozëve për ndeshjen e finales së Ligës së kampionëve në "Uembli".
Rreth 86,000 spektatorë pritet të shikojnë finalen në stadiumin më të madh të Anglisë, ndërsa çdo skuadër e ka të drejtën për 30% të kapacitetit të stadiumit, që do të thotë se do të ketë rreth 25,000 spektatorë nga çdo ekip, ndërsa pjesa tjetër e biletave do t'u shkojë VIP-ave dhe sponsorëve të UEFA-s dhe mysafirëve.
Borusia konsiderohet skuadra më e vizituar në Gjermani. Stadiumi i saj mbledh 82,000 spektatorë për ndeshje, ndërsa biletat e sezonit shpesh shiten vite më parë.
Vestfalija për herë të tretë në historinë e saj do të luajë në finalen e Ligës së kampionëve. Herën e parë në vitin 1997 kjo skuadër fitoi kupën kundër Juventusit me 3:1, ndërsa në vitin 2013 kundër Baejrnit të Munihut poashtu në "Uembli" humbi me 1:2. qa/
Foto: Dortmund