• e enjte, 18 korrik 2024

Poter për fitoren ndaj Borusia Dortmundit: Nuk mund t'ju përshkruaj si ndjehem

Poter për fitoren ndaj Borusia Dortmundit: Nuk mund t'ju përshkruaj si ndjehem

Londër, 8 mars 2023 (MIA) - Trajneri i Çellsit, Graham Poter, e komentoi fitoren ndaj Borusia Dortmundit me rezultatin 2:0 në ndeshjen kthyese nga 1/8 e finales në Ligën e kampionëve.

"Të jem i sinqertë, nuk mund ta përshkruaj se si ndjehem në këtë moment. Ka shumë emocione. Mund ta paramendoni tensionin në fund. Mendoj se djemt kanë luajtur shkëlqyeshëm. Ishin shumë të mirë, kanë krijuar shumë mundësi për gol, ashtu që unë jam i lumtur që fituan. Të gjithë jemi në disponim të mirë në këtë moment. Në zhveshtore mbisundon atmosferë e shkëlqyeshme. Të gjithë janë shumë të lumtur. Deshëm  të fitojmë dhe të arrijmë në çerekfinale. Kjo garë është shumë e rëndësishme për ne. Fitorja do të na plotësojë me atmosferë pozitive gjatë javëve të ardhshme", deklaroi Poter.

Ndeshja e parë përfundoi me fitore të Borusia Dortmundit me rezultatin 1:0, kështu që me rezultat të përgjithshëm 2:1, Çellsi kualifikohet në çerekfinale. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR