Vdes në moshën 22 vjeçare një taekvondistja e njohur kroate
- Njëra prej taekvondisteve më të suksesshme kroate, Hana Vlashiq ka ndërruar jetë papritur në moshën 22 vjeçare, publikoi sot Federata kroate e taekvondistëve.
- Post By Fami Bajrami
- 16:15, 7 nëntor, 2024
Zagreb, 7 nëntor 2024 (MIA) - Njëra prej taekvondisteve më të suksesshme kroate, Hana Vlashiq ka ndërruar jetë papritur në moshën 22 vjeçare, publikoi sot Federata kroate e taekvondistëve.
Krahas numrit të madh të medaljeve të arta shtetërore, Vllashiq në karrierën e saj fitoi titujt të kampionit evropian të kadetëve (2017) dhe kampionit të Evropës për xhuniorët (2019).
"Ajo ishte shembull dhe shembull i një sportistje të vërtetë, e përkushtuar dhe e pakompromis në arritjen e synimeve të saj sportive. Gjurma e saj në historinë e taekvondistëve kroatë do të mbetet përgjithmonë", kumtoi Federata. rq/bsh/
Foto: Fejsbuk