Mbape është i pakënaqur nga loja në qendër të sulmit në Real Madrid dhe dëshiron të luaj në krah
- Sulmuesi i Real Madridit, Kilian Mbape shprehu pakënaqësinë nga pozita e tij në terren, raporton "Sporti" spanjoll.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:26, 7 nëntor, 2024
Madrid, 7 nëntor 2024 (MIA) - Sulmuesi i Real Madridit, Kilian Mbape shprehu pakënaqësinë nga pozita e tij në terren, raporton "Sporti" spanjoll.
Sipas burimeve, francezi nuk dëshiron të luaj në krye të sulmit. Sulmuesi ka besim se do të ishte më i dobishëm nëse përdoret në pozicionin e krahut.
Pas humbjes nga Barcelona (0:4) në kampionatin spanjoll, stafi profesional i skuadrës u shpreh i pakënaqur me paraqitjen e Mbapes në mbrojtje.
Mbape luan për Realin nga vera e vitit 2024. Këtë sezon sulmuesi 25 vjeçar ka 8 gola dhe 2 asiste në 15 ndeshje në të gjitha garat. qa/
Foto: arkivi