• e premte, 27 dhjetor 2024

Poter mbetet trajner i Çelsit

Poter mbetet trajner i Çelsit

Londër, 20 shkurt 2023 (MIA) – Udhëheqësia e Çelsit i ka dhënë mbështetje trajnerit, Graham Poter edhe krahas formës së dobët dhe krizës në rezultatet në të cilën ndodhet ekipi londinez i Ligës Premier, publikuan sot mediat britanike.

Çelsi vetëm dy herë ka fituar në 14 ndeshjet e fundit në të gjitha konkurrencat, ndërsa të shtunën pësoi humbje (0-1) në terrenin vendor nga Sauthemptoni.

Poter u ul në bankinën e Çelsit në shtator kur nënshkroi kontratë pesëvjeçare, ndërsa servisi britanik Bi-Bi-Si potencon se udhëheqësia e klubit të kryesuar nga miliarderi amerikan, Tod Boli e shikon angazhimin e tij si projekt shumëvjeçar.

Në Çelsi mendojnë se ekipi ka nevojë për një shans që të përmirësohet pa rikonstruimit të ekipit në të cilin janë harxhuar 583 milionë funte dhe angazhimin e tetë futbollistëve të rinj në janar.

Në të ardhmen e Poterit në radhët e Çelsit nuk do të ndikojnë rezultatet  sivjetme në Ligën e Kampionëve ose aftësia e ekipit për t'u kualifikuar për ndeshjet evropiane në sezonin e ardhshëm, transmeton Bi-Bi-Si.

Sipas burimit të njëjtë, edhe pse rezultati kundër Sauthemptonit nuk është mjaftueshëm i mirë, udhëheqësia beson se ekzistojnë shenja inkurajuese në klub.

Çelsi për momentin është plasuar në pozitën e 10-të në tabelë, ndërsa në ndeshjen e radhës, të dielën do të luaj kundër Totenhemit.

QËNDRONI TË LIDHUR