• e premte, 27 dhjetor 2024

"Politiko": Zhvillimet në Evropë shkojnë në favor të rritjes së të djathtës ekstreme

Bruksel, 21 gusht 2023 (MIA) – Rritja e migrimit të paligjshëm dhe ekonomia anemike në BE, si dhe lufta në Ukrainë rezultuan me rritjen rekorde të partive ekstreme djathtiste evropiane, duke nxitur druajtje për zhvendosjen tektonike në të djathtë të peizazhit politik të Evropës, vlerëson portali i Brukselit “Politiko”.

Kështu, partia Vëllezërit nga Italia (FDI) u bë pjesë e Qeverisë italiane, të cilën e kryeson udhëheqësja e saj Xhorxhija Melloni, në Tubimin Kombëtar (RN) të Marin Le Pen i mungon vetëm një pikë procentuale në mënyrë që të jetë partia më e fortë politike në Francë, ndërsa përparim shënojnë edhe partitë e së djathtës ekstreme në Holandë, Austri dhe vendet skandinave.

Италијанската крајнодесничарска партија „Италијански браќа“, предводена од Џорџа Мелони, освои 26 отсто од гласовите на изборите, а нејзината десничарска коалиција има убедливо мнозинство во

Partia ekstreme e djathtë italiane “Vëllezërit italianë”, e kryesuar nga Xhorxha Meloni, ka fituar 26 për qind të votave në zgjedhjet, ndërsa koalicioni i saj djathtistë ka shumicë bindëse në Itali.

Por, siç bën të ditur “Politiko”, një gjë është kur e djathta ekstreme shënon rritje në vendet si Finlanda ose Belgjika, por ajo që shkakton brengosje të madhe është fakti se e djathta ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AFD) po rrit popullaritetin e vet në mesin e votuesve gjermanë. Sipas anketave, kjo parti antiemigrante dhe e hapur proruse për një vit ka rritur dyfish popullaritetin e vet, duke arritur mbështetje prej mbi 20 për qind, duke ngecur për rreth pesë pikë procentuale prapa forcës kryesuese politike në Gjermani – partisë së matur konservatore Unioni i Krishterë Demokratik (CDU).

Sipas analistëve, meritë të madhe për avancimin e Alternativës për Gjermaninë (AFD) kanë edhe mosmarrëveshjet dhe ndarjet në koalicionit qeveritar gjerman “Semafor” të Olaf Sholc, të cilin e përbëjnë Partia e tij Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), Të Gjelbrit dhe subjekti liberal politik Partia e Lirë Demokratike (FDP), por megjithatë arsyeja kryesore për avancimin e kësaj partie ekstreme djathtiste është problemi me migrimin në rritje.

“Rritja dramatike e migrimit të paligjshëm kontribuoi për avancimin e AFD-së, duke nxitur brengosjen te shumëkush në vend se struktura në pushtet e ka humbur tërësisht kontrollin mbi kufijtë e Gjermanisë. Policia gjermane sivjet arrestoi rreth 43.000 migrantë të cilët kanë dashur të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Gjermani, që është rritje për më shumë se 50 për qind në raport me periudhën e njëjtët të vitit të kaluar”, bën të ditur “Politiko”, duke shtuar se hyrje më të madhe të migrantëve të paligjshëm është regjistruar në kufirin lindor gjerman drejt Polonisë, ku numri i tentimeve për hyrje të paligjshme në Gjermani shënon rritje prej 140 për qind

Околу 1,1 милион бегалци пристигнале во Германија од Украина во текот на минатата година, со што го надминале приливот на мигранти од Блискиот Исток од 2014 до 2016 година, соопшти денеска ге

Problem shtesë që shkon në favor të rritjes së popullaritetit të së djathtës ekstreme në Gjermani dhe është rritje e krimit të dhunshëm për mbi 20 për qind vetëm gjatë vitit të kaluar, me ç’rast shumë gjermanë shikojnë lidhshmëri ndërmjet nivelit të rritur të krimit dhe migrimit. Sipas statistikës policore, të huajt, të cilët paraqesin rreth 16 për qind të popullatës 83-milionëshe të Gjermanisë, janë autorë të një të tretës së veprave kriminale në vitin 2022.

Rreth 1,1 milionë refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina gjatë vitit të kaluar, me çka e kanë tejkaluar derdhjen e migrantëve nga Lindja e Afërt nga viti 2014 deri në vitin 2016.

"Perceptimi se migrantët janë kërcënimi më i madh për sigurinë publike është nxitur nga thuajse raportet e përditshme për krime të kryera për të cilat të dyshuarit kryesor janë të huajt, siç ishin dy dhunimet e paradokohshme grupore në Berlin”, bëhet e ditur në analizën.

Por, sipas „Politiko “, ndonëse historia për lidhshmërinë e krimit dhe migrimit është letra në të cilën tashmë një kohë më të gjatë luan AFD-ja, ajo që në mënyrë plotësuese i shkon në favor kësaj partie është ngadalësimi i ekonomisë gjermane dhe druajtjet për rënie të mundshme të prodhimtarisë industriale në Gjermani. Përkundër atraktivitetit të porosive të saj anti-establishmentit, AFD në vitet e kaluara nuk ka arritur të tërheqë një numër më të madh të votuesve falë rezistencës së manifestuar dhe stabilitetit të ekonomisë gjermane.

“Me fjalë të tjera, ndonëse shumë votuesve ndoshta nuk u pëlqente politika e migrimit e ish kancelares Angella Merkel, ata megjithatë ishin të kënaqur me gjendjen e mirë ekonomike dhe nuk janë të orientuar drejt AFD. Por tani, kriza ekonomike gjermane kërcënohet të ndryshojë këtë dinamikë, për herë të parë që nga themelimi i AFD-së në vitin 2013”, vlerëson “Politiko”, duke përkujtuar se partia tashmë është forca më e popullarizuar politike në disa pjesë të ish Gjermanisë Lindore.

Megjithatë, AFD-së i mungon ajo që është arsye për avancimin e shumicës së partive ekstreme të djathta – lider karizmatik.

Kryetarja e grupit parlamentar AFD, Alis Vajdell, dhe nënkryetari i partisë, Tino Çrupalla, morën mbështetjen e 71,03 për qind të anëtarëve të partisë.

Претседателката на парламентарната група АфД, Алис Вајдел, и потпретседателот на партијата, Тино Чрупала, добија поддршка од 71,03 проценти од членовите на партијата.

“Në fakt, mund të thuhet se partia nuk ka lider fare, e jo më ta udhëheqë dikush nga kalibri i Melonit ose Le Penit. Dyshja që udhëheqë partinë – Alis Vajdell dhe Tino Krupalla – më shumë shërbejnë si administratorë, sesa si liderë standardë. Vajdelli rregullisht zë vendin e fundit në renditjen e 10 “politikanëve më të rëndësishëm” në Gjermani, ndërsa Krupalla nuk është fare në listën”, bëhet e ditur në analizën.

Por, kreu i AFD-së në provincën lindore gjermane Tiringija, Bjorn Hoke gjithnjë e më shumë imponohet si lider i mundshëm i ardhshëm i partisë. Hoke, i cili vlen si një nga personalitetet më ekstreme udhëheqëse të partisë, për dallim nga shumica e liderëve që erdhën në pushtet në Evropë në vitet e fundit, nuk është oportunist politik dhe ka qëndrime për racën dhe migrimin, që përkujtojnë në retorikën fashiste të viteve të 30-ta të shekullit të kaluar.

Edhe pse Hoke nuk është veçanërisht i popullarizuar në opinionin më të gjerë gjerman, ai ka mbështetje të konsiderueshme në mesin e bazës partiake të AFD-së. Në kongresin e paradokohshëm partiak, Hoke arriti të mundësojë që njëri prej bashkëpunëtorëve të tij të afërt të kryesojë listën e kandidatëve të AFD-së për zgjedhjet për Parlamentin Evropian vitin e ardhshëm.

“BE-ja duhet të vdesë, në mënyrë që të jetojë Evropa e vërtetë, porositi Hoke në Kongresin e AFD-së.

Sipas „Politiko“, në mënyrë që të kuptohet se në çfarë drejtimi mund të lëvizë AFD, është e dobishme të shihet përvoja nga Austria.

Генералниот секретар и главен стратег на десничарско популистичката Слободарска партија на Австрија (ФПО), Херберт Кикл се сретна денеска во Берлин со раководството на Алтернатива за Германиј

Sekretari i përgjithshëm dhe strateg kryesor i subjektit popullist djathtist Partia e Lirisë e Austrisë (FPO), Herbert Kikëll u takua sot në Berlin me kreun e Alternativës për Gjermaninë.

“Atje, subjekti ekstrem djathtist Partia e Lirisë (FPO), e cila ishte themeluar nga ish-nazisti i viteve të 50-ta të shekullit të kaluar dhe shërbente si shembull për AFD, kryeson në anketat nacionaliste nga nëntori i vitit të kaluar. Pasi shënoi përparim të madh në disa zgjedhje të paradokohshme rajonale, Partia e Lirisë është favorit për fitore në zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm, bëhet e ditur në tekstin.

Kjo, sipas “Politiko”-s, është interesante jo vetëm për arsye se platforma e FPO e reflekton atë të AFD-së, por për shkak se vitin e kaluar në këtë kohë, austriakët ishin të larguar nga zgjedhjet parlamentare, aq sa janë tani larg gjermanët nga votimi në vitin 2025.

Kreu i FPO-së, Herbert Kikëll, para do kohë porositi se qëllimi i tij është që pas zgjedhjeve të formohet koalicion dypartiak dhe kancelari i ri austriak të dalë nga Partia e Lirisë. sp/sа/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR