• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Policia arrestoi një person të dyshuar për vrasje

Policia arrestoi një person të dyshuar për vrasje

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) – Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se dje nëpunës të policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Krim të Përgjithshëm dhe të Dhunshëm në bashkëpunim me SPB Tetovë – Departamenti për Krim të Përgjithshëm nga Liria ishte privuar Sh.Sh. (41) nga fshati Poroj për shkak të dyshimit se është kryerës i veprës penale “vrasje”, të kryer më 12 tetor 2013 në rrugën rajonale nga fshati Pirok drejt fshatit Zherovjan.

Me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë është kryer bastisje në shtëpinë e Sh.Sh. Kundër personit është parashtruar padi penale, me çka nga ana e Gjykatës Themelore Tetovë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. 

Nga policia informojnë edhe se dje pasdite në fshatin Bansko, i Strumicës, nëpunës të policisë nga Departamenti për Hetime pranë MPB e kanë privuar nga liria M.A. (24) nga Koçani. Ai ishte kërkuar pas një urdhërarresti të lëshuar për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë vjetëve për vepër të kryer penale “grabitje”. 

Gjatë kontrollit te personi, është gjetur mariuhanë. Ai ishte dërguar në Institucionin Ndëshkues – Përmirësues Burgu Idrizovë, ndërsa pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR