• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Policia çeke: 14 të vrarë dhe 25 të plagosur në të shtënat në Universitetin e Karlit në Pragë

Policia çeke: 14 të vrarë dhe 25 të plagosur në të shtënat në Universitetin e Karlit në Pragë

Pragë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Policia çeke ka njoftuar se të shtënat e sotme në Universitetin e Karlit në Pragë kanë bumbur jetën 14 persona dhe 25 janë plagosur, me çka rishikohet bilanci i publikuar më parë prej më shumë se 15 personave.

“Në këtë moment mund të konfirmoj 14 viktima të krimit të tmerrshëm dhe 25 të plagosur, 10 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë”, tha shefi i policisë Martin Vondrashek.

"Nuk ka të dhëna se ky krim ka lidhje me terrorizmin ndërkombëtar", deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Vit Rakusan në një konferencë për shtyp për të shtënat në ndërtesën e Universitetit Karli.

Krimi ka ndodhur sot në Universitetin që ndodhet në qendër të Pragës.

Policia e ka identifikuar vrasësin si student të Fakultetit të Arteve në Universitet, ku i ka qëlluar viktimat e tij. David K. (24) i cili studionte Histori Botërore ishte gjetur i vdekur në ndërtesën e njëjtë. David.K ka diplomuar në maj në atë universitet. Policia njoftoi se sulmuesi kishte bërë vetëvrasje.

Babai i vrasësit është gjetur i vdekur herët në mëngjes, njoftoi policia. Mediat çeke njoftuan se sipas gjitha gjasave ai e ka vrarë babain e tij dhe pastaj kishte shkuar me armë zjarri në Universitet.

I dyshuari për të shtënat, këtë javë në Telegram kishte shkruar se e urren botën dhe dëshiron pas vetes të lërë sa më shumë dhimbje, informuan mediat çeke. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR