• e enjte, 26 dhjetor 2024

Poketino: Shpresoj se do të mbetem te Çelzi

Poketino: Shpresoj se do të mbetem te Çelzi

Londër, 6 nëntor 2023 (MIA) - Trajneri i Çelzit, Maurisio Poketino është përgjigjur në pyetjen nëse do të kthehet në Totenhem para se të pensionohet.

"Kush e di. Në futboll është si në jetë: kurrë nuk dihet se çfarë do të ndodhë nesër. Por, tani përpiqem të bëj pikërisht këtë dhe të mos shikoj shumë larg në të ardhmen. Por pse jo? Megjithatë, shpresoj se do të qëndroj këtu në Çelzi...", deklaroi trajneri.

Poketino ka punuar me Totenhemin që nga viti 2014 deri në 2019. Më pas ai ishte trajner i PSZH-së, ndërsa në maj të vitit 2023 u bë trajner i Çelzit. Skuadra e drejtuar nga strategu 51-vjeçar aktualisht ndodhet në vendin e 13-të në Premier Ligë me 12 pikë në 10 raundet.

Sonte me fillim nga ora 21, Çelzi do të jetë mysafir i Totenhemit në kuadër të xhiros së 11-të të Premier ligës.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR