• e enjte, 18 korrik 2024

Poketino për kualifikimin e Çellsit në finale të Liga kupës: Shumë dua ta fitoj trofeun

Poketino për kualifikimin e Çellsit në finale të Liga kupës: Shumë dua ta fitoj trofeun

Londër, 24 janar 2024 (MIA) - Trajneri i Çellsit, Maurisio Poketino i ka shprehur përshtypjet pas ndeshjes kthyese kundër Midëlsbrous (6:1) në gjysmëfinale të Liga kupës angleze.

Në ndeshjen e parë, Çellsi humbi me rezultatin 0:1. Pas dy ndeshjeve, londinezët u kualifikuan në finale të Liga kupës.

"Kjo është arritje e pabesueshme dhe është qëllimi i ynë nga fillimi. Pa luajtur në garat evropiane, pasi po ndërtojmë ekip pothuaj prej zeros, qëllimi i jonë ka qenë të luajmë në 'Uembli' në shkurt - dhe kjo punë ka përfunduar. Duhet të fillojmë ta njohim ekipin dhe t'i shprehim mirënjohje. Kjo është shumë me rëndësi për klubin, për ne dhe për procesin e ndërtimit të ekipit të ri. Shumë dua ta fitoj trofeun. Do të jemi në ballina", deklaroi Poketino për "Football.London".

Kundërshtar i Çellsit në finale do të jetë fituesi nga përballja mes Liverpulit dhe Fulamit. Ndeshjen e parë e ka fituar Liverpuli me rezultatin 2:1. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR