• e enjte, 26 dhjetor 2024

Poketino: Për herë të parë këtë sezon ndjehem i lumtur

Poketino: Për herë të parë këtë sezon ndjehem i lumtur

Londër 3 maj 2024 (MIA) - Menaxheri i Çellsit, Maurisio Poketino është shprehur i kënaqur pas fitores me rezultatin 2:0 në derbin me Totenhemin.

Ai pranoi se për herë të parë nga fillimi i sezonit ndjehet i lumtur, ndërsa arsyeja është që skudra e tij më në fund e kuptoi se duhet të luftojë me të gjitha forcat në ndeshjet e tyre.

"Kam besim te lojtarët, madje edhe në këto momente (14 të lënduar). Kjo ishte një mundësi e madhe për të treguar se ne besojmë në filizofinë tonë. Përgëzoj ekipin, mënyrën se si e trajtuan lojën në pjesën e parë, si u mbrojtën dhe u përpoqën të imponojnë lojën tonë. Mendoj se për herë të parë këtë sezon ndjehem i lumtur sepse pas 10 muajsh, lojtarët më në fund kuptuan se duhet të luftojmë deri në fund. Sot kemi bërë pikërisht këtë", deklaroi Poketino. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR