• e enjte, 18 korrik 2024

Poketino për fitoren ndaj Aston Vilës: Kjo ishte ndeshja më e mirë e Çellsit këtë sezon

Poketino për fitoren ndaj Aston Vilës: Kjo ishte ndeshja më e mirë e Çellsit këtë sezon

Birmingam, 8 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Çellsit, Maurisio Poketino, është i kënaqur nga paraqitja e ekipit në ndeshjen e xhiros së katërt të FA kupës kundër Aston Vilës.

"Të kaltrit" nga Londra mbrëmë si mysafir kanë shënuar fitore me rezultatin 3:1.

"Kjo ishte një nga ndeshjet më të mira dhe ndoshta më e mira në sezon. Shumë jam i kënaqur nga loja dhe nga ajo si lojtarët janë kënaqur në futboll. Kjo më gëzoi më së shumti. Ne jemi ekip i ri, ndërsa të jesh stabil është shumë vështirë për një ekip të ri. Me ekip të ri, shumë rëndë është të gjendet barazpeshë", deklaroi Poketino.

Çellsi u kualifikua në 1/8 e finales, ku për kundërshtar do ta ketë ekipin e Lidsit. Ndeshja do të luhet më 28 shkurt. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR