• e enjte, 18 korrik 2024

Poketino për fitoren e Çellsit ndaj Fulamit: Fituam me meritë

Poketino për fitoren e Çellsit ndaj Fulamit: Fituam me meritë

Londër, 3 tetor 2023 (MIA) - Trajneri i Çellsit, Maurisio Poketino vlerëson se ekipi i tij me meritë fitoi në ndeshjen e mbrëmshme me rivalin e qytetit Fulam në xhiron e 7-të të Premier Ligës.

"Blutë" fituan me rezultatin 2:0 me golat e Mihail Mudrikut dhe Armando Brojës.

"Për ne është me rëndësi të ndërtojmë vetëbesim. Ndeshja ishte shumë e bukur, shumë jam i lumtur për futbollistët e mi. Në fund e fituam të merituarën. Hendikap i vogël për ne është lëndimi i Mudrikut. Shpresojmë se ai nuk është i lënduar seriozisht dhe se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës. Në çdo ekip, kur keni probleme me lëndime si ne, ajo mund të ndikojë në rezultatet, por tentuam të mos e përdorim këtë si pretekst. Ky është ekip me talent të pabesueshm dhe të madh", deklaroi Poketino për "Sky Sport".

Çellsi e shënoi fitoren e parë si mysafir në Premier Ligë këtë sezon dhe tani gjendet në vendin e 11-të me tetë pikë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR