• e enjte, 18 korrik 2024

Poketino: Mançester Junajtedi e meritoi fitoren

Poketino: Mançester Junajtedi e meritoi fitoren

Londër, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Çellsit, Maurisio Poketino ka dhënë mendimin e tij për humbjen (1:2) nga Mançester Junajtedi mbrëmë në ndeshjen e xhiros së 15-të të kampionatit anglez.

"Kundërshtari e meritoi fitoren. Fillimi i ndeshjes ishte i rëndë. Kemi luajtur të dielën dhe kishim edhe një ditë më pak për t'u përgatitur. Kjo mund ta ketë bërë të vështirë për ne që ta nisim ndeshjen ashtu siç donim. Çellsi krijoi mjaft raste për t'u rikthyer në lojë. Pjesa e dytë filloi shumë mirë, por më pas pranuam gol. Na mungonte energjia dhe aftësia për të ndryshuar lojën. Ishte një problem dhe këto gjëra ndodhin ndonjëherë. Ky është futbolli. Mançester Junajted e meritoi të fitonte dhe ishte më i mirë se ne. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme", deklaroi Poketino për "Bi-bi-si".

Çellsi me 19 pikë është në vendin e 10-të në Premier Ligë, ndërsa Mançester Junajtedi ka grumbulluar 27 pikë dhe është ngjitur në vendin e 6-të të renditjes në tabelë. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR