• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pogba për suspendimin: Asnjëherë nuk do të bëja diçka për të përmirësuar performancën time përmes substancave të ndaluara

Pogba për suspendimin: Asnjëherë nuk do të bëja diçka për të përmirësuar performancën time përmes substancave të ndaluara

Torino, 29 shkurt 2024 (MIA) - Lojtari mesfushor i Juventusit, Pol Pogba në "Instagram" ka komentuar suspendimin e sotëm katërvjeçar për shkak të dopingut.

Futbollisti francez e theksoi pafajësinë e tij dhe ka konfirmuar se do të apelojë kundër, sipas tij, "dënimit të padrejtë".

"Sot u informova për vendimin e Gjykatës kombëtare antidoping dhe besoj se vendimi është i pasaktë. Jam i pikëlluar, i tronditur dhe i zemëruar sepse gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time futbollistike tani më është hequr. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, e gjithë historia do të bëhet e qartë, por kurrë nuk kam marrë me vetëdije ose qëllimisht suplemente ushqimore që shkelin rregulloret anti-doping. Si një sportist profesionist, nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time përmes substancave të ndaluara, as nuk kam respektuar apo mashtruar ndonjëherë shokët e skuadrës dhe tifozët e ekipeve të mia apo kundërshtare", ka shkruar 30 vjeçari Pogba. rq/mb/

Foto: Arkiivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR