• e shtunë, 23 nëntor 2024

Platini propozoi të ulet numri i lojtarëve në fushë në ndeshjet e futbollit

Platini propozoi të ulet numri i lojtarëve në fushë në ndeshjet e futbollit

Paris, 20 shtator 2024 (MIA) - Ish kryetari i UEFA-s dhe fitues i trefishtë i "Topit të artë", Mishel Platini  propozoi të ulet numri i lojtarëve në fushë, që të rritet vlera zbavitëse e ndeshjeve të futbollit.

"Ndoshta duhet të tërheqim një njeri dhe të luajmë me 10 lojtarë në fushë. Në vitin 1900 janë formuar ekipe me 11 lojtarë, por në atë kohë ata vraponin më pak se sot. Ata ishin më pak të fuqishëm, ishin më të ngadalshëm. Për këtë shkak, ndoshta do të ishte ide e mirë të kufizohet numri i lojtarëve. Kjo do të lirojë hapësirë në fushë", deklaroi Platini për "RMC Sport".

Ish mesfushori i kombëtares franceze po ashtu theksoi se në kohën e tij, futbolli dukej krejtësisht ndryshe.

"Njerëzit nga gjenerata ime më nuk shohin futboll, pasi nuk e shohin veten në lojë. Sot bëhen më shumë pasime, po luhet për posedim të topit dhe shumë kombinime. Unë nuk kritikoj, Por njerëzit nga gjenerata ime, të cilët janë mësuar me futboll sulmues, nuk shohin asgjë të njohur në atë", shtoi ai.

Platini ishte kryetar i UEFA-s nga viti 2007 deri vitin 2015. Ka luajtur për Nansin, Sent Etjenin dhe Juventusin, ndërsa për kombëtaren franceze ka luajtur 72 ndeshje dhe ka shënuar 41 gola. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR