• e diel, 11 gusht 2024

Pjesë të Studeniçanit dhe Çuçer Sandevës nesër pa energji elektrike

Pjesë të Studeniçanit dhe Çuçer Sandevës nesër pa energji elektrike

Shkup, 11 gusht 2024 (MIA) - Shfrytëzuesit nga vendbanimi Jane Sandanski deri te vendbanimi Moranë, në shtegun nga kisha deri në vendbanimin Jane Sandanski në Komunën e Studeniçanit, nesër nga ora 8 deri në ora 15:00 do të jenë pa energji elektrike.

Nga ora 9:00 deri në ora 11:30, pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit e fshatit Glluvo dhe një pjesë e shfrytëzuesve pranë aeroportit Stenkovec në Komunën Çuçer Sandevë.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës nga ekipet e EVN Maqedoni SHA. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR