• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dimitrieska-Koçoska: Me ribalancin kemi siguruar para për të gjitha obligimet konform ligjit, tani jemi në fazën ku mund të shpenzojmë aq sa mbledhim

Dimitrieska-Koçoska: Me ribalancin kemi siguruar para për të gjitha obligimet konform ligjit, tani jemi në fazën ku mund të shpenzojmë aq sa mbledhim

Shkup, 11 gusht 2024 (MIA) - Me ribalancin e Buxhetit bëmë përpjekje në një periudhë të shkurtë dhe kushte të cilat i trashëguam, ta bëjmë më të mirën. Siguruam para për të gjitha obligimet të cilat janë në pajtim me ligjin dhe ato do të servisohen. Presion i madh që po i bëhet Buxhetit vjen nga pagesa e garancave, përkatësisht kredive për disa ndërmarrje të caktuara publike të cilat nuk janë në gjendje t'i kthejnë, potencoi minsitrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska gjatë pjesëmarrjes në Ditarin qendror në Televizionin nacional.

"Në ribalanc është planifikuar të paguhet tërë ajo që është në pajtim me ligjin dhe ndryshimet ligjore. Janë paraparë mjete edhe për obligimet e mbetura, të cialt edhe pse ishin vonuar, nuk ishin evidentuar fare në sistemin ESPEO të Ministrisë së Financave. Me atë rast i japim prioritet servisimit të asaj që është e sigurt për pagesë në pajtim me ligjin. Disa obligimeve të mbetura u bëhet revizion pas çka do të bëhen pagesat në pajtim me analizat e kosntatuara. Jemi në fazë kur mund të shpenzojmë aq sa do të paguajmë me qëllim që të mos krijojmë deficit shtesë buxhetor, i cili tashmë është rritur për 181 milionë euro", tha ministrja.

Ajo shtoi se peshë serioze paraqesin pagesat e garancave që ndikon në realizimin e investimeve.

"Bëhet fjalë për peshë serioze e cila i bëhet Buxhetot nga pagesa e garancave, sepse prë shkak të korrupsionit dhe krimit, disa ndërmarrje janë shkatërruar dhe e tërë kjo bëhet barrë për shtetin. Dhe në vend se të sigurojmë 100 milionë euro për investime në shëndetësi, arsim dhe të ngjashme, ne kthejmë garanca, përkatësosht kredi të ndërmarrjeve publike të cilat nuk janë në gjendje t'i kthejnë", tha Dimitrieska-Koçoska dhe shtoi se kjo po ndodhë në momentin kur Buxheti është në gjendje të rëndë, ndërsa shteti si instancë e fundit duhet të sigurojë para për kthimin e kredive.

Për rritjen e paralajmëruar lineare të pensioneve konsideron se ajo është diçka që e meritojnë pensionistët.

"Nëse dikujt me pension prej 13 mijë denarëve ia shtoni 5.000 denarë, do të thotë i jepni para për të mbijetuar, duke i apsur parasysh shpenzimet e rritura. Ne vetëm e ndryshojmë metodologjinë me të cilën fokusohemi që ata që kanë pensione më të ukëta, të marrin shumë më të madhe dhe me atë të pakësohet hendeku me pensionet më të larta", tha ministrja e Financave.

Kredia bilaterale nga Hungaria, sipas ministres nuk i bën presion shtesë Buxhetot, sepse, siç tha, shuma prej 500 milionë eurove është paraparë nga Qeveria e kaluar.

"Atë që po bëjmë ne është sigurimi i parave më të lira. Përkatësisht nëse do të kishim shkuar me editim të eurobondit, do të kishim marrë mjete me normë interesi prej mbi 6%, ndërsa kjo kredi është me normë interesi prej 3,25%", tha Dimitrieska-Koçoska.

Në intervistën për televizionin nacional, ministrja theksoi se borxhi publik mund të jetë i qëndrueshëm përmes përballjes me ekonominë joformale dhe se aspekt i rëndësishëm është edhe në silën mënyrë shpenzohen paratë që merren hua, përkatësisht nëse ato shpenzohen për investime.

"Nëse i shpenzoni për investime të cialt do të shtojnë vlerë në ekonominë e përjgithshme, atëherë në një moment borxhi publik jund të jetë më i madh. Thelbi është ku përfundojnë paratë. Në të kaluarën përfundonin në konsum dhe prandaj nuk kishim rritje të BPV-së. Kemi nivel shumë të ulët të bruto investimeve dhe e tërë kjo na çon drejt gjendjes së keqe ekonomike", tha minsitrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR