• e martë, 13 gusht 2024

Mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, nga e mërkura fazë portokalli në disa vende

Mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, nga e mërkura fazë portokalli në disa vende

Shkup, 11 gusht 2024 (MIA) - Nga nesër deri në fund të javës na pret mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Moti i ngrohtë ndikohet nga një masë ajrore mjaft e ngrohtë nga jugu, sidomos nxehtë do të jetë veçanërisht deri të mërkurën, kur temperatura ditore do të kalojë 40 gradë Celsius dhe në shumë vende do të aktivizohet niveli portokalli për rrezikun nga temperaturat e larta.

Përkundër temperaturave të larta, DPHM njofton se nga e mërkura deri të premten në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë dukuri lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte të izoluara stuhie me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe breshër. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR