• e enjte, 18 korrik 2024

Pioli: Tifozët e Milanit kanë të drejtë të zemërohen, por ka ende pak mundësi për t'u kualifikuar në plejof

Pioli: Tifozët e Milanit kanë të drejtë të zemërohen, por ka ende pak mundësi për t'u kualifikuar në plejof

Milan, 29 nëntor 2023 (MIA) – Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka dhënë mendimin e tij për humbjen e mbrëmshme (1:3) nga Borusia Dortmund në Ligën e Kampionëve.

"Ne e humbëm ndeshjen kur mund ta drejtonim sipas skenarit tonë. Kështu ishte me penalltinë, ashtu ishte një minutë para golit të tyre të dytë, kur ne mund të kishim kaluar në avantazh. Kur nuk shënon dhe pëson menjëherë pas kësaj, të thyhet shpirti. Humbja e Tiaos sigurisht që ndikoi në ekuilibrin e mbrojtjes. Duhet të ishim mbrojtur më mirë. Një mbrëmje zhgënjyese. E dinim që kishim një mundësi të madhe dhe kjo na rëndoi. Tani detyra jonë është të shkojmë në Njukasëll, të luajmë një lojë të mirë dhe të përpiqemi të fitojmë. Kemi ende një shans të vogël për plejof. Fjalët janë të vështira për t'u gjetur. Nuk mendoj se fansat kanë nevojë për ndonjë mesazh. Ata kanë të drejtë të zemërohen, të ndihen të zhgënjyer dhe ne e kemi detyrimin të luajmë më mirë sepse sot nuk dolëm siç donim", deklaroi trajneri i Milanit për "Sport Mediaset".

Në një xhiro para fundit në grupin F, Borusia Dortmund është lider me 10 pikë, PSZH ka shtatë, Njukasëll dhe Milan kanë grumbulluar nga pesë pikë. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR