• e enjte, 18 korrik 2024

Pioli: Shumë pikë të vlefshme në luftën për kualifikim në plejof

Pioli: Shumë pikë të vlefshme në luftën për kualifikim në plejof

Milano, 8 nëntor 2023 (MIA) - Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e ka konsideruar si shumë të vlefshëm fitoren e mbrëmshme ndaj PSZH-së (2:1) në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së kampionëve.

"Ndeshja e fundit ishte një nga më të këqijat për ne. Sot duhej të luanim me zemër për të arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. Ju duhet t'u jepni mirënjohje djemve për mënyrën se si luajtën, si një skuadër e vërtetë. Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme në luftën për vend në plejofin dhe tani do të kemi një tjetër mundësi, kundër Borusisë në Dortmund. Sigurisht se do kisha dashur që Milani të luajë gjithmonë kështu. Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara dhe tani kemi një tjetër i cili mund të jetë vendimtar", tha Pioli për ueb faqen e UEFA-s.

Milani ka siguruar me këtë fitoren e parë gjatë sezonit në Ligën e kampionëve. Me gjithsej pesë pikë skuadra e Piolit gjendet në vendin e tretë në grupin F, PSZH ka gjashtë, Borusia Dortmundi shtatë, ndërsa Njukasëll është i fundit me katër.

Në xhiron e radhës Milani do të jetë mysafir i Dortmundit, ndërsa PSZH luan në shtëpi me Njukasëll. Të dyja ndeshjet do të luhen më 28 nëntor.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR