• e mërkurë, 17 korrik 2024

Pioli për ndeshjen me Borusian: Ata nuk e dinë se çfarë i pret në "San Siro"

Pioli për ndeshjen me Borusian: Ata nuk e dinë se çfarë i pret në

Milano, 28 nëntor 2023 (MIA) - Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka ndarë mendimin e tij për mbështetjen e tifozëve në ndeshjen e xhiros së pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me Borusia Dortmund.

"Do të them vetëm një gjë, Borusia në Dortmund e ka pasur 'Murin e Verdhë', por ata nuk e dinë se çfarë i pret në 'San Siro'. Jam i sigurt se tifozët tanë do të na ndihmojnë të arrijmë objektivin tonë. Sa i përket Milanit, dua të shoh një skuadër që tregon veçantinë e saj dhe gjithçka që mund të bëjë. Ne luajmë gjithmonë për të fituar dhe mendoj se skuadra e ka dëshmuar këtë", tha Pioli në konferencë për shtyp.

Ndeshja mes Milanit dhe Borusia Dortmundit do të zhvillohet në Milano sonte në orën 21:00. si/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR