• e mërkurë, 17 korrik 2024

Pioli për 4:1 me Kalarin: Të rinjtë treguan se Akademia e Milanit po punon shumë mirë

Pioli për 4:1 me Kalarin: Të rinjtë treguan se Akademia e Milanit po punon shumë mirë

Milano, 3 janar 2024 (MIA) - Trajneri i Milanit, Stefani Pioli është shprehur i kënaqur nga loja e lojtarëve të rinj të Milanit në ndeshjen e finales së tetë të Kupës së Italisë me Kalarin (4:1).

"Nuk do të thoja se loja dhe rezultati i kaluan pritshmëritë. Kur përgatitesh me një formacion të mirë, gjithmonë shpreson për më të mirën. Po, disa nga djemtë ishin pak nervozë në fillim të ndeshjes, por sapo hapëm rezultatin u bë shumë më e lehtë. Këta futbollistë kanë njohuri, talent, por më e rëndësishmja, përkushtim të lartë, të cilin duhet ta tregojnë gjithmonë. Marrëdhënia e tyre tregon se akademia e Milanit funksionon shumë mirë. Lojtarët e rinj po dëshmojnë se janë të aftë të japin kontributin e tyre, se duhen kuptuar jo vetëm si zëvendësues në raste të paparashikuara, por edhe si futbollistë të plotë. Ky është një sukses për klubin", tha Pioli.

Në finalen e katërt të Kopa Italia, ekipi i Milanit do të përballet me më të suksesshmin nga dueli Atalanta-Sasuolo. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR