• e premte, 27 dhjetor 2024

Pioli: Milani e meritoi plasmanin në çerekfinale

Pioli: Milani e meritoi plasmanin në çerekfinale

Londër, 9 mars 2023 (MIA) - Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është i kënaqur nga loja e futbollistëve të tij në ndeshjen e mbrëmbshme me Totenhemin (0:0) në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

"E dinim që do të jetë vështirë, por e bëmë atë që e kishim planifikuar. I luta djemtë të tregojnë karakter. Asnjëherë nuk hoqëm dorë dhe e meritonim të ecim tutje. Tani duhet të ecim hap pas hapi. Do ta shohim si do të kalojë shorti", deklaroi Pioli.

 Në ndeshjen e parë ekipi italian si vendas fitoi me rezultat 1:0, prandaj u kualifikua në çerekfinale.

Milani për herë të parë pas sezonit 2011/12 hyri në mesin e tetë ekipeve më të mira në LK. Sezonin e kaluar nuk arriti ta kalojë grupin. Në sezonet 2013/14, 2012/13, 2010/11 dhe 2009/10, kur ekipi luante në Ligën e Kampionëve, nuk arrinte më shumë se në xhiron e parë të plejofit. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR