• e enjte, 18 korrik 2024

Pioli: Malidinit i detyrohem shumë

Pioli: Malidinit i detyrohem shumë

Milano, 11 korrik 2023 (MIA) - Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e ka komentuar largimin e Paolo Maldinit nga klubi

"Falënderim për Maldinin dhe Riki Masaran, nuk kam punuar më gjatë me asnjë nga menaxherët e tjerë dhe u detyrohem shumë. Kemi pasur raport të shkëlqyer të bazuar në respekt, dakordohemi mirë. Kuptohet, kishte kontestime, sidomos pas sezonit të kampionatit, por respekri ka qenë gjithmonë i pranishëm", deklaroi Pioli për "Milan News".

Sezoni i ri në Serie A fillon më 20 gusht. Milani sezonin e kaluar përfundoi në vendin e katërt, ndërsa në sezonin parprak e fitoi titullin kampion.

U raportua se Maldini dhe drejtori sportiv Frederik Masara kishin vendosur të largohen nga klubi pas një takimi të tensionuar me pronarin e kuqezinjve, Geri Kardinale, megjithëse kontratat e tyre ishin deri në verën e vitit 2024. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR