• e enjte, 18 korrik 2024

Pioli: Leao është shumë i mirë në stërvitje, por jo edhe në ndeshje

Pioli: Leao është shumë i mirë në stërvitje, por jo edhe në ndeshje

Milano, 14 mars 2023 (MIA) - Trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli për performanacat e sulmuesit, Rafael Leao.

"Gjithnjë do t'i mbështes lojtarët e mi, pa dallim nëse punët ecin mirë ose keq. Leao ka situatë të çuditshme. Në stërvitje dëshmohet shkëlqyeshëm, lëviz shumë dhe është aktiv, por kjo nuk duket në ndeshje", deklaroi Pioli.

Leao është në Milan që nga viti 2019. Kontrata e portugezit 23-vjeçar me klubin është deri në qershor të vitit 2024. 

Portali "Transfermarkt" e vlerëson vlerën e lojtarit në 85 milionë euro. 

Në sezonin aktual Leao luajti në 34 ndeshje në të gjitha garimet, duke shënuar nëntë gola dhe 10 asistime. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR