• e enjte, 18 korrik 2024

Pioli: Interi ishte më i mirë edhe në aspektin taktik edhe në atë psikik

Pioli: Interi ishte më i mirë edhe në aspektin taktik edhe në atë psikik

Milano, 11 maj 2023 (MIA) -  Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e pranoi se ekipi i tij u mund nga rivali i qytetit Interi në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Interi mbrëmë si mysafir luajti me 2:0 dhe ndodhet para plasimit në finalen e ndeshjeve elite të futbollit.

"Patëm pjesë të dytë të mirë. Duhet ta keni parasysh këtë. Kemi mundur të kthehemi në lojë. Në revansh duhet ta rrisim vetëbesimin dhe të luajmë më shumë seç kemi luajtur në pjesën e dytë. Interi ishte më i mirë edhe në aspektin taktik edhe në atë psikik. Jemi të dëshpëruar, por duam ta ndryshojmë këtë rezultat me revanshin. Qëllimi ynë ishte të luajmë në mënyrë agresive, por Interi i fitoi shumë duele", deklaroi Pioli.

Revanshi do të zhvilloht më 16 maj.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR