• e enjte, 18 korrik 2024

Pioli i zhgënjyer pas eliminimit të Milanit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Pioli i zhgënjyer pas eliminimit të Milanit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Milan, 17 maj 2023 (MIA) - Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes gjysmëfinale me Interin në Ligën e Kampionëve.

"Zhgënjim i madh, kemi bërë një rrugë të gjatë. Ne donim të arrinim në finale, kjo është e qartë. Ne patëm disa raste në pjesën e parë dhe nëse do të kishim shënuar do ta kishim çuar lojën në një drejtim tjetër. Tani duhet ta mbyllim mirë kampionatin. Përvoja? Ne kishim një lojtar me përvojë, por fatkeqësisht nuk munda ta përdor Zllatan Ibrahimoviqin", tha Pioli.

"Rosonerët" mbrëmë e humbën ndeshjen e dytë nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve me rezultat 0:1. Në ndeshjen e parë Milani u mund 0:2. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR