• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pioli e vazhdoi kontratën me Milanin deri në vitin 2025

Pioli e vazhdoi kontratën me Milanin deri në vitin 2025
Milan, 31 tetor 2022 (MIA) – Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e ka vazhduar kontratën me klubin. Kontrata e re është e vlefshme deri në vitin 2025. Kontrata e mëparshme e ekspertit të futbollit ishte llogaritur deri në fund të këtij sezoni. Raportohet se klubi është i kënaqur me rezultatet dhe pret vazhdimin e bashkëpunimit. Nën drejtimin e Piolit, Milani fitoi titullin në Seria A sezonin e kaluar. Këtë sezon, pas 12 xhirove të luajtura, skuadra ka shënuar 26 pikë dhe është në vendin e tretë, gjashtë pikë më pak se Napoli si kryesues. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR