• e premte, 27 dhjetor 2024

Petrovska: Ushtria është e angazhuar në “Idrizovë” për të mbështetur pjesëtarët e MPB-së

Petrovska: Ushtria është e angazhuar në “Idrizovë” për të mbështetur pjesëtarët e MPB-së

Shtip, 21 qershor 2023 (MIA) - Gjendja e krizës në INP "Idrizovë" do të zgjasë 30 ditë deri më 5 korrik dhe është futur sipas procedurave, si rezultat i nevojës për potencial adekuat njerëzor përgjegjës për ruajtjen dhe sigurimin e burgut, deklaroi sot ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Ajo theksoi se gjatë shpalljes së gjendjes së krizës janë respektuar të gjitha procedurat, sipas propozimit të Grupit të Vlerësimit për nevojën e shpalljes së gjendjes së krizës në burg.

#Në këtë rast, policia dhe një numër i vogël i pjesëtarëve të Ushtrisë, të cilët janë në mbështetje të pjesëtarëve të MPB-së, janë të angazhuar për të përballuar situatën, pra për të mos lejuar një përshkallëzim ose cenim i mundshëm i sigurisë së shtetit. Si institucione, si ministra, të gjithë kemi obligim që t'i parandalojmë gjërat, gjegjësisht t'i përdorim të gjitha mekanizmat që kemi në dispozicion që disa situatat të mos përkeqësohen, tha Petrovska në Shtip pas prezantimit të automjeteve të reja të blinduara të lehta nga pajisjet e Ushtrisë në kazermën "Jane Sandanski".

Ajo shtoi se nga drejtori i Drejtorisë për zbatim të sanksioneve është njoftuar se ka filluar procedura për punësimin e personelit në shërbimin e rojeve të burgjeve, duke theksuar se pjesëtarët e Ushtrisë do të angazhohen për sigurimin e burgut për aq kohë sa do të konsiderohet se është e nevojshme.

 

Vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në burgun “Idrizovë” e ka marrë Qeveria në fillim të këtij muaji në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për, siç është paralajmëruar, “parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë”.

Me vendimin konstatohet “ekzistenca e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë, në rajonin e Komunës së Gazi Babës, mbi të cilën INP “Idrizovë” e kryn kompentencën e saj, me qëllim të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe forcimin e sigurisë së institucionit”.

"Nga organet e drejtorisë shtetërore kërkohet që të marrin masa dhe aktivitete në përputhje me rregulloret për menaxhimin e krizave, ndërsa Shtabi kryesor për menaxhimin e krizave pranë QMK-së, të monitorojë situatën, të koordinohet me aktivitetet dhe të informojë rregullisht Qeverinë, kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë gjatë publikimit të Vendimit.

Me shpalljen e gjendjes së krizës u vendos që pjesëtarët e ushtrisë të angazhohen për sigurimin e burgut dhe siç informojnë nga kabineti i shefit të shtetit Stevo Pendarovski, ata do të jenë në mbështetje të policisë dhe nuk do të kenë kontakte me personat të cilët janë duke vuajtur dënimin me burg.

Për angazhimin e Ushtrisë ka reaguar VMRO-DPMNE, e cila akuzoi se është krijuar precedent dhe pyeti se kush do të ishte përgjegjësia “nëse do të ketë përplasje mes të burgosurve dhe ushtarëve”. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR