• e shtunë, 05 tetor 2024

Petrovska: Siç premtuam, e deklasifikuar llojin e pajisjes e cila i është dhuruar Ukrainës

Petrovska: Siç premtuam, e deklasifikuar llojin e pajisjes e cila i është dhuruar Ukrainës

Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska informoi se është përmbushur premtimi i dhënë para opinionit dhe se dje është kryer deklasifikim i pjesërishëm i vendimeve për donacion të ndihmës ushtarake dhe pajisjes për Ukrainën.

Gjatë pjesëmarrjes mbrëmë në emisionin Klik Plus në TV 21, siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, Petrovska informoi se deklasifikimi ka të bëjë me llojin e pajisjes e cila është dhuruar me gjashtë vendime për donacion të ndihmës ushtarake për Ukrainën.

"Donacionet përbëhen në armatimin këmbësorik dhe municion, pajisje artilerike, tanke, të cilat tashmë njëherë i konfirmuam, mjete ajrore apo aeroplanë të njohur Suhoi, mjete dhe pajisje për zhvillim të luftës antiblinduese, pasjisje për mbrojtje kundërajrore, pajisje dhe municion të forcave ajrore ushtarake, si dhe mjete materiale intendante", nënvizoi Petrovska.

Në pyetjen nëse bëhet fjalë për pajisje të re, ministrja e Mbrojtjes theksoi se ajo është pajisje e prodhimit lindor dhe se e njejta nuk ishte pjesë e formacionit të Armatës.

Lidhur me vizitën në Ukrainë, ministrja Petrovska dëshmoi për shkatërrimet e mëdha të infrastrukturës civile, për shkollat e shkatërruara, kopshtet dhe shtëpitë, por edhe për dëshirën, energjinë dhe optimizmin tek populli ukrainas dhe autoriteteve të mos dorëzohen. ab/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR