• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska dhe Sharec nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtjen e dy shteteve

Petrovska dhe Sharec nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtjen e dy shteteve

Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Mbrojtjes i Sllovenisë, Marjan Sharec sot e nënshkruan marrëveshjen e re për bashkëpunim në mbrojtjen mes dy shteteve.

Petrovska në konferencën për shtyp, që u mbajt menjëherë pas nënshkrimit të marrëvehsjes, vlerësoi se ky hap do të kontribuojë në ndërtimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë.

"Dy shtetet tona kanë marrëdhënie tradicionalisht miqësore diplomatike dhe politike. Por jam e lumtur që bashkëpunimi mes dy shteteve tona është edhe më shumë se aq. Në pjesën e mbrojtjes tashmë një kohë të gjatë jemi pjesë e projekteve të përbashkëta, përmes të cilave si anëtare serioze dhe të përkushtuara të NATO-s kontribuojmë në përmbushjen e qëllimeve dhe politikave të Aleancës, në të cilën bëjmë pjesë. Fushat në të cilat do të bashkëpunojmë janë të shumta. Por ajo që është më me rëndësi, është se përmes realizimit të kësaj marrëvehsje do të kontribuojmë drejt përforcimit të paqes, besimit, stabilitetit dhe prosperitetit të vendeve nga rajoni, por edhe të tërë sferës euroatlantike", sqaroi ministrja në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin Sharec në Shkup.

Shtoi se bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve ka kontribuuar drejt përmirësimit të interoperabilitetit të përbashkët dhe sigurisë kolektive.

"Bashkarisht kontribuojmë në forcat multinacionale të NATO-s në Letoni dhe me atë tregojmë qartë se nuk heqim dorë nga qëllimi ynë më i rëndësishëm, Aleanca e sigurt dhe qytetarë të sigurt. Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia edhe në nivel rajonal kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të frytshëm. Bashkarisht i zhvillojmë forcat ballkanike mjekësore, selia e përhershme e të cilave është këtu në Republikën e Maqeodnisë së Veriut dhe në atë drejtim ta falënderoj Slloveninë për kontributin aktiv në këtë nismë", ishte decide Petrovska. 

Theksoi se reforma në menaxhmentin e krizës është prioritet i Minsitrisë së Mbrojtjes dhe se në atë proces, si edhe deri më tani në të gjitha proceset, pret mbështetje të jashtëzakonshme dhe ndihmë nga Sllovenia.

Ministri i Mbrojtjes i Sllovenisë, Marjan Sharec bashkëpunimin mes dy shteteve e vlerësoi si të shkëlqyeshëm, si në nivel bilateral, ashtu edhe në nivel rajonal.

"Dialogu i rregullt që zhvillohet në të gjitha nivelet strategjike, mes ministrave, sekretarlve shtetërorë, drejtorëve për politikë mbrojtëse, formate të ndryshme bilaterale dhe multilaterale, gjithsesi kontribuon drejt këtyre marrëdhënieve të shkëlqyeshme. Rezultat i tërë asaj që është përmendur deri më tani, është Marrëveshja e re mes Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Si jashtëzakonisht të rëndësishëm e shoh vazhdimin e bashkëpunimit në operacionet ndërkombëtare, misionet dhe mundësitë plotësuese në këtë fushë", deklaroi Sharec.

Ai e falënderoi Maqedoninë e Veriut për ndihmën, të cilën mes të parave e dërgoi pas vërshimeve katastrofale në Slloveni. Njëqind ushtarë të ARM-së u dërguan në operacion humanitar në Slloveni në muajin korrik.

Në kuadër të ngjarjes u mbajt edhe panel diskutim në të cilin i ndanë përvojat dhe rezultatet nga bashkëpunimet e ndërsjellta të të dy vendeve gjatë periudhës së kaluar, posaçërisht për ndihmën në përballje me zjarret. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR