• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pesë të zhdukur pas përmbytjeve që goditën Turqinë perëndimore

Pesë të zhdukur pas përmbytjeve që goditën Turqinë perëndimore

 Stamboll, 5 shtator 2023 (MIA) - Pesë persona janë zhdukur, mes tyre edhe një fëmijë, pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe përmbytjeve në pjesën perëndimore të Turqisë, lajmëruan sot mediat turke.

Në përmbytjet janë bartur edhe bungalot në një kompleks pushimesh në provincën perëndimore të Kirklarelit në afërsi  të kufijve me Greqinë dhe Bullgarinë. 

 Shira të rrëmbyeshëm kanë goditur edhe Muglën në Turqinë jugperëndimore dje, me vetëtima që kanë shkaktuar zjarre në 36 vende të veçanta.

 Gjatë fundjavës nga përmbytjet u përfshi edhe rajoni i Detit të Zi.

 Agjencia për Menaxhim me Katastrofa AFAD parashikoi stuhi të tjera në perëndim dhe jugperëndim të vendit, duke paralajmëruar përmbytje, rrufe dhe erëra të forta.

 Turqia u godit nga një valë e të nxehtit në mes të gushtit. Temperaturat në lindje janë ende mbi normalen për periudhën e vitit, ndërsa në vende të tjera janë kthyer në normalitet, bëri të ditur shërbimi metereologjik.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR