• e mërkurë, 17 korrik 2024

Pesë "Er traktorë" dhe një kanader do të intervenojnë në zjarrin në Manastir

Pesë

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Pesë aeroplanë "Er traktorë" dhe një kanader janë dërguar drejt Manastirit ku do të intervenojnë në zjarrin i cili sot pasdite u aktivizua mbi qarkoren, informuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza. 

Më parë, Komuna Manastir njoftoi se zjarri mbi Manastir është përsëri aktiv dhe se në teren janë ekipet zjarrfikëse të cilët punojnë në vendosjen e situatës nën kontroll. 

Ky zjarr paradite ishte vendosur nën kontroll. Në të nga ajri ishte vepruar me pesë "Er traktorë", prej të cilëve tre nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe dy nga Turqia. 

Për përballje me zjarret, në vend mbërriti ndihmë ndërkombëtare nga Turqia, Serbia, Kroacia... fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR