• e enjte, 26 dhjetor 2024

Personeli në aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut filluan grevë 27-orëshe

Personeli në aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut filluan grevë 27-orëshe

Frankfurt, 7 shkurt 2024 (MIA) - Greva e personelit tokësor në Lufthanza filloi në disa aeroporte gjermane, konfirmoi mëngjesin e sotëm zëdhënësi i sindikatës Verdi në Frankfurt, bëri të ditur DPA.

Aeroportet në Frankfurt dhe Mynih do të jenë më të prekurit nga kjo grevë. Lufthanza, e cila është kompania më e madhe ajrore gjermane, anuloi prej 80 deri 90 për qind nga mijëra fluturime të saj të caktuara për sot.

Verdi u bëri thirrje punonjësve në kompani të ndryshme të Lufthanzas në Hamburg, Berlin dhe Dyserdolf të ndërmarrin masa industriale.

Sipas kompanisë, më shumë se 100.000 udhëtarë do të duhet t'i ricaktojnë fluturimet e tyre. Në aeroportet e tjera në Gjermani në përgjithësi janë anuluar lidhjet nga dhe drejt Frankfurtit dhe Mynihut.

Biletat për fluturimet vendore gjermane mund të shndërrohen në vauçerë për udhëtime hekurudhore, kumtoi linja ajrore.

Lufthansa ka paralajmëruar se udhëtarët, fluturimet e të cilëve janë anuluar, nuk duhet të vijnë në aeroport, pasi në sportelet për riprenotime nuk do të kenë personel.

Aksioni industrial është përgjigje ndaj negociatave të vazhdueshme për pagat e Grupacionit Lufthansa për rreth 25,000 të punësuar në ekipin tokësor në Deutsche Lufthansa, Lufthansa Technik dhe Lufthansa Cargo.

Oferta e punëdhënësve u refuzua në raundin e dytë të negociatave më 23 janar. rq/bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR