• e martë, 24 dhjetor 2024

Perinski për MIA-n: Hapi i Strumicës dhe Karposhit nuk është zgjidhje, më shumë humbin qytetarët

Perinski për MIA-n: Hapi i Strumicës dhe Karposhit nuk është zgjidhje, më shumë humbin qytetarët

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Çdo paralajmërim për prishje të unitetit të BNJVL-së e dëmton edhe BNJVL-në edhe të gjitha komunat, vlerëson ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski pas paralajmërimeve të komunave Strumicë dhe Karposh që të dalin nga BNJVL.

"BNJVL është shoqata e vetme e njësiteve  të pushtetit lokal, e cila ka mandat që t'i përfaqësojë interesat e tyre para Qeverisë. Është mirë që edhe në të ardhmen të mbetet kështu. Sjellja e këtillë e prish seriozisht pozicionin e BNJVL-së, për shkak se vetëm BNJVL-ja mund të jetë pafrtner serioz i Qeverisë në bisedimet për avancimin e sistemit të pushtetit lokal dhe zhvillimit të komunave, prapa së cilës ka qëndruar kjo Qeveri në mënyrë shumë transparente dhe të qartë dhe përmes zgjidhjeve konkrete këtë tashmë e konfirmojmë", thotë Perinski në një deklaratë për MIA-n

Hapat e këtillë, sipas Perinskit, nuk janë zgjidhje. Me riorientim të vëmendjes dhe politizimit të rastit, humbasin të gjithë, e më shumë qyetarët, thotë Perinski.

Pas njoftimit të kryetarit të Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov se Komuna e Strumicës do të largohet nga BNJVL, sot komuna edhe zyrtarisht njoftoi se heq dorë nga anëtarësimi në BNJVL dhe se kryetari Kostadinov do të japë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit drejtues. Largimi nga BNJVL-ja, siç njoftuan, është shenjë revolte për shkak të qëndrimit indiferent ndaj Strumicës dhe qytetarëve të saj në periudhën kur ata po përballen me një nga sfidat më të mëdha - ujin e pijshëm, i cili është element bazë i jetës, por edhe për shkak të qëndrimit të njejtë pas refuzimit nga ana e Qeverisë të projektit të vetëm nga Strumica që të realizohet me mjete nga kredia hungareze. 

Paralajmërim për konferencë për shtyp pasdite paralajmëroi edhe kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR