• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pensionisti Ranieri favorit për stolin e Romës

Pensionisti Ranieri favorit për stolin e Romës

Romë, 13 nëntor 2024 (MIA) - Roma vazhdon të kërkojë trajner të ri pas dorëheqjes së Ivan Juriqit, ndërsa sipas shumë gazetarëve italianë, mes të cilëve Xhanluka Di Marcio, favorit i ri për këtë funksion është Klaudio Ranieri.

Ranieri (73) është ish lojtar i Romës, dy herë ka qenë trajner i "romakëve" - nga viti 2009-2011, e pastaj përsëri në vitin 2019. Së fundmi ai publikoi se është pensionuar pasi që kaloi dy vitet e fundit në Kaljari. Suksesi më i madh i italianit ishte titulli i Premier ligës me Lesterin në vitin 2016.

Ndër emrat të cilët janë përmendur për stolin e Romës janë edhe francezi Rudi Garsia dhe Vinçenco Montella, por ai ka kontratë me kombëtaren e Turqisë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR