• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski me urim për Ilindenin: Të bashkohemi për të ardhmen e të rinjve dhe së bashku të ndërtojmë shtet evropian të Maqedonisë së Veriut, e jo shtet mërgmitarësh

Pendarovski me urim për Ilindenin: Të bashkohemi për të ardhmen e të rinjve dhe së bashku të ndërtojmë shtet evropian të Maqedonisë së Veriut, e jo shtet mërgmitarësh

Shkup, 2 gusht 2023 (MIA) - Sot, në festën tonë më të ndritshme Ilinden i përkujtojmë gjeneratat të cilat luftuan për dy republikat tona - atë të Krushevës në vitin 1903 dhe atë të KAÇKM-së në vitin 1944. Të udhëhequr nga idetë progresive për liri politike dhe drejtësi sociale, të rinjtë ishin forca e vërtetë shttytëse e dy Ilindenëve. Të rinjtë të parët u ngritën në luftë kundër fashizmit dhe u bënë bërthama e ushtrisë nacional-çlirimtare. Vetë KAÇKM-ja, para së gjithash, ishte mbledhje e të rinjve. Ne sot kemi shtet të lirë të Maqedonisë së Veriut falë të rinjve nga gjenerata e Ilindenit dhe ajo antifashiste, thuhet në urimin e presidentit Stevo Pendarovski me rastin e Ilindenit.

Pendarovski thekson se të rinjtë janë kyç për çfarëdo lloj transformimi shoqëror, nga kryengritjet popullore dhe revolucionet, e deri tek krijimi i politikave dhe zbatimi i reformave.

"Por, që t'i motivojmë të rinjtë të qëndrojnë dhe të kyçen në ndërtimin e Maqedonisë evropiane, duhet me reforma evropiane ta ndërtojmë shtetin tonë si republikë të drejtë dhe progresive në të cilën qytetarët e vendit do të kenë jetë dinjitoze, arsim të mirë, shëndetësi cilësore, sistem juridik efikas që do t'i çrrënjosë krimin, korrupsionin dhe nepotizmin. Mu integrimi evropian do të na ndihmojë ta realizojmë këtë interes jetësor nacional. Prandaj, duhet pa shtyrje t'i tejkalojmë dallimet, të bashkohemi rreth fillimit urgjent të negociatave dhe të ndalojmë së harxhuari kohën të rinjve. Sepse, nëse e humbim edhe këtë mundësi, do t ahumbim pjesën vitale të shoqërisë sonë", qëndron në urimin e Pendarovskit.

Është vështirë të përfitohet shteti i lirë, shton presidenti, por akoma më vështirë është të ndërtohet dhe mirëmbahet një shoqëri e lirë dhe e drejtë.

"Përderisa e para është vepër e një gjenerate, e dyta bëhet obligim i të gjithë brezave të ardhshëm. prandaj, të bashkohemi për të ardhmen e të rinjve dhe të gjithë së bashku të ndërtojmë shtet evropian dhe jo shtet mërgimtarësh. Për shumë vite Ilindeni!", thekson Pendarovski në urimin për Ilindenin. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR